Search

Komuna e Podujevës ndal ndriçimin publik për të kursyer rrymë

04 Janar, 2022


Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike ka marrë vendim që të ndalet ndriçimi publik jashtë zonave urbane.

Bulliqi tha se ky vendim është marrë që kursehet energjia elektrike për ekonomitë familjar.

“Duke qenë të vetëdijshëm për krizën energjetike në të cilën ndodhet vendi me reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike dhe shpalljes së gjendjes emergjente të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë së Kosovës, kam marrë vendim që për një kohë të pacaktuar(deri në përmirësim të situatës)të ndalet ndriçimi publik jashtë zonës urbane të komunës, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike për ekonomitë familjare”.