Search

Kompanitë më të mëdha në botë të çimentos dhe betonit premtojnë për dekarbonizim deri më 2050

15 Tetor, 2021


Prodhuesit më të mëdhenj të çimentos dhe betonit në botë kanë përcaktuar planin e veprimit për të arritur dekarbonizim të plotë të produkteve të tyre deri në vitin 2050, në pajtim me Marrëveshjen e Parisit për kufizim të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius, raporton Balkan Green Energy News.

Plani i veprimit deri në vitin 2030 do të zvogëlojë emetimet e CO2 për 25 përqind, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga Shoqata Globale e Çimentos dhe Betonit (GCCA).

Anëtarët e GCCA kanë thënë se përmes këtij veprimi, do të shmangin emetimet e rreth 5 miliard ton të karbonit, vlerë kjo e barabartë me vleren e emetimeve të dioksidit të karbonit nga pothuajse 15 miliard fluturimeve ajrore nga Parisi në Neë York.

GCCA i ka bërë thirrje qeverive, disejnatorëve, dhe kontraktorëve që të sigurojnë politikat e duhura publike dhe investime për të përkrahur tranzicionin e kësaj industrie. Veprimet mund të përfshijnë zhvillimin e teknologjive kritike sikurse të kapjes së karbonit dhe magacinimit, si dhe reformat ë politikave të prokurimit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i UN i është gëzuar vendimit të GCCA dhe u ka bërë thirrje të gjitha kompanive të çimentos t’i bashkangjiten kësaj iniciative.

Betoni është ndër materialet më të përdorura në botë dhe prodhimi i përbërësit kryesor të këtij materiali, çimentos, është përgjegjës për rreth 7% të emetimeve totale të dioksidit të karbonit në botë.