Search

Komisioni Evropian: Konsumi i energjisë elektrike shënon rënie në tremujorin e fundit të 2020

14 Prill, 2021


Në raportin për tregjet e energjisë elektrike, Komisioni Evropian ka thënë se konsumi i energjisë elektrike në tremujorin e fundit të vitit 2020 në BE ka shënuar rënie.

Konsumi i energjisë elektrike ka rënë për 4% ndërsa i gazit për 3% nga nivelet e vitit 2019, kryesisht për shkak të krizës pandemike, thuhet në raportin e publikuar të Komisionit Evropian për tregjet e gazit dhe të energjisë elektrike të publikuar këtë muaj.

E përvec rënies së konsumit, rënie vlerash ka pësuar edhe pjesëmarrja e qymyrit në miksin energjetik në BE. Për më shumë, për herë të parë në historinë e BE-së burimet e ripërtëritshme të energjisë kanë tejkaluar qymyrin në miksin energjetik të BE-së.

Ndërsa pjesëmarrja e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në miksin energjetik të BE-së ishte 39%, ajo e karburanteve fosile ksihte rënë në 35% në vitin 2020.

‘Raporti i tregjeve të energjisë elektrike konfirmon se rënia e kërkesës për rrymë për shkak të krizës pandemike dhe kushtet e favorshme klimatike për burime të ripërtëritshme kanë ndryshuar strukturën e miksit energjetik të BE-së në mënyrë substanciale’, thuhet në raport.

Prodhimi i rrymës nga qymyri dhe linjiti ka rënë për 22% (-87 teravat orë) ndërsa energjia bërthamore ka rënë për 11% (-79 teravat orë).

‘Gazi ishte ndikuar më pak për shkak të cmimit të favorshëm. Ndërsa konsumi ka shënuar rënie, pjesëmarrja e burimeve të ripërtëritshme në miksin energjetik u rrit në 39%, duke tejkaluar kështu karburantet fosile (36%) për herë të parë. Sipas vlerësimeve preliminare, gjurmët e karbonit nga sektori i energjisë elektrike në BE kanë rënë për 14% në 2020’, thuhet në raport.

Raportin e plotë mund ta lexoni këtu.