Search

Komisioni Evropian bënë të disponueshme 1.43 miliard euro për Rumaninë, Kroacinë për investime të gjelbra

09 Qershor, 2022


Komisioni Evropian tha të mërkurën se është duke dhënë grant prej 1.43 miliard euro për Rumaninë dhe Kroacinë për të modernizuar sistemet e tyre energjetike, për të ulur emetimet e gazrave serrë dhe për të mbështetur ato në arritjen e objektivave klimatik për vitin 2030.

Lajmin e ka bërë të ditur SeeNews, ku është raportuar se Rumania do të përfitojë 1.39 miliard euro nga Fondi i Modernizimit të Komisionit për ndërtimin e 8 parqeve fotovoltaike dhe dy impianteve të turbinave me gaz me cikël të kombinuar, tha Komisioni në një njoftim për shtyp.

Impiantet do të zëvendesojnë linjitin me energji të ripërtëritshme dhe gaz për gjenerim të energjisë elektrike dhe për modernizim të rrjeteve elektrike në Rumania, është shtuar në njoftim.

Ndërkaq, rreth 40 milion euro do t’i jepen Kroacisë për prodhimin e energjisë elektirke nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.

“Me të ardhurat nga sistemi për tregtimin e emetimeve sjell rezultate konkrete në terre, duke ndihmuar vendet përfituese që të ulin emetimet nga gazrat serrë në sektor kyc dhe për t’u bërë neutral klimatik”, tha zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian Frans Timmermans.

“Për më tepër, ky injeksion i madh financiar është i disponueshëm për të nisur projekte që do të ndihmojnë në përshpejtimin e tranzicionit tonë të energjisë në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.”

Përvec Rumanisë dhe Kroaices, vendet anëtare si Cekia, Polonia, Lituania, Sllovakia dhe Hungaria do të përfitojnë 1 miliard euro për investime të ngjashme.

Në këtë mënyrë, KE është duke dhuruar 2.4 miliard euro në mbështetje të 45 propozimeve investuese në zona të gjenerimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, modernizimin e rrjeteve të energjisë elektirke dhe eficensës së energjisë në sektorin e energjisë, industri, ndërtesa, sidhe trnaposrt, dhe për të zëvendësuar gjenerimin nga thëngjilli me karburante me përmbajtje më të ulët të karbonit.

Financuar nga të ardhurat nga ankandi i lejimeve të emetimeve nga Sistemi i Tregtisë së Emetimeve të BE-së, Fondi i Modernizimit synon të mbështesë dhjetë vende të BE-së me të ardhura më të ulëta në kalimin e tyre drejt neutralitetit klimatik duke modernizuar sektorin e tyre të energjisë dhe sistemet më të gjera të energjisë, duke rritur efikasitetin e energjisë dhe duke lehtësuar një tranzicion i drejtë.

Vendet përfituese janë Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.