Search

Komisioni Evropian aprovon fonde prej 149 milion eurosh për të përkrahur hidrogjenin e gjelbër në Rumani

12 Gusht, 2022


Komisioni Evropian ka miratuar skemën 149 milion euroshe të financimit për Rumaninë, për të përkrahur prodhimin e hidrogjenit nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në këtë vend. Fondet e miratuara janë në kuadër të planeve për rimëkëmbje ekonomike.

Kjo skemë e re e financimit do të përkrahë ndërtimin e projekteve për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Përmes këtij projekti, Rumania synon që deri në fund të vitit 2025 të ketë të instaluara së paku 100 megavat kapacitete të elektrolizatorëve që prodhojnë së paku 10 mijë ton hidrogjen në vit, ka konfirmuar Komisioni Evropian në komunikatën për media.

Skema e re e financimit, që do të jetë e hapur deri në fund të vitit 2023, është e hapur për ndërmarjret e të gjitha përmasave dhe që janë të përfshira në prodhimin e hidrogjenit ose energjisë elektrike, si dhe në aktivitete tjera që kanë për synim zvogëlimin e varësisë nga importet e karburanteve fosile.

Skema do të përkrahë ndërmarrjet me grante direkte, shuma e të cilave nuk duhet të tejkalojë 50 milion euro.