Search

Kina synon një prodhim vjetor të energjisë së përtëritshme prej 3.3 trilion kWh deri më 2025

03 Qershor, 2022


Prodhimi vjetor i energjisë nga burimet e përtëritshme në Kinë do të arrijë në 3.3 trilionë kWh deri në vitin 2025, në kushtet e përpjekjeve për të arritur objektivat e kulmit dhe asnjanësimit të karbonit, sipas një plani për periudhën 2021-2025 të shpallur të mërkurën.

Plani, i publikuar bashkërisht nga nëntë organe të qeverisë kineze, duke përfshirë Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, thekson se prodhimi i energjisë me anë të burimeve të përtëritshme gjatë Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025) do të zërë mbi gjysmën e konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike, baras me kursimin e 1 miliard tonëve qymyr standard deri në vitin 2025. Dokumenti përfshin gjithashtu strategjitë e zhvillimit për burimet e përtëritshme si energjia e erës, diellore, e biomasës dhe gjeotermale, dhe për promovimin e përdorimit të hidrogjenit të gjelbër në sektorë të tillë si prodhimi i kimikateve, nxjerrja e qymyrit dhe transporti. Përveç kësaj, Kina do të përshpejtojë ndërtimin e objekteve të magazinimit dhe do të përmirësojë rrjetet e energjisë elektrike, për t’i pajisur me funksione inteligjente, duke lehtësuar kështu zhvillimin e energjisë së pastër.

//albanian.cri.cn