Search

Kina bën komisionimin e njësisë së parë të termocentralit më të madh me qymyr

31 Dhjetor, 2021


Është bërë komisionimi i njësisë së parë të termocentralit më të madh me qymyr në Kinë, Shanghaimiao. Sipas planifikimeve, termocentrali do të ketë fuqi të instaluar prej 4 gigavatësh, dhe kësisoji, do të jetë termocentrali më i madh me qymyr në Kinë.

Termocentrali i ri është vetëm njëri prej shumë termocentraleve me qymyr që Kina është duke ndërtuar për momentin, anipse bota është duke bërë përpjekje për uljen e emetimeve të gazrave serrë.

Sipas hulumtuesve, Kina pritet të shtojë edhe rreth 150 gigavat kapacitete të prodhimit të rrymës nga qymyri në katër vitet në vijim.

Kjo është e barabartë me pothuajse njëqind termocentrale Eemshaven, që është termocentrali më i madh me qymyr në Holandë.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), prodhimi i rrymës nga qymyri në Kinë këtë vit do të rritet për 9%, krahasuar me vlerat në vitin 2020.

Pronari i termocentralit të ri Shanghaimiao, Guodian Power Shanghaimiao Corporate ka thënë se ky termocentral është ndër termocentralet më efiçiente në botë.