Search

KESH i Shqipërisë kërkon të japë me qira një termocentral për të plotësuar nevojat për energji elektrike

17 Janar, 2022


Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, është duke kërkuar që të lëshojë me qira një termocentral, që do të kycej në rrjetin e transmisionit të Shqipërisë, për një periudhë prej 1 deri në 3 vite, ka theksuar KESH në një njoftim të tenderit të publikuar në faqen zyrtare të KESH, ka bërë të ditur SeeNews.

Marrja me qira e planifikuar e një TEC-i pritet të sigurojë energji elektrike të mjaftueshme për nevojat e vendit duke mbajtur kostot nën çmimin e tregut, si dhe të optimizojë prodhimin e energjisë elektrike nga burimet hidro dhe termike për të përmbushur kërkesën gjatë gjithë vitit.

Termocentrali pritet të ketë një kapacitet të instaluar prej 110 deri në 130 MW, ndërsa burimi i cili do të përdoret për të fituar energjinë elektrike është nafta, ka raportuar balkangreenenergynews.

KESH pret gjithashtu të përfitojë nga të ardhurat e tepërta nga transaksionet tregtare në tregun e lirë duke shfrytëzuar mundësitë e rritjes së çmimeve të tregut, është sqaruar në njoftim, përcjell SeeNews.

Qeveria e Shqipërisë ka autorizuar KESH në muajin dhjetor që të në mënyrë të përkohëshme të lëshoj me qira një termocentral në mënyrë që të ndihmoj të plotësojë kërkesën publike për energji elektrike dhe të zbusë rreziqet që dalin nga rritja e kërkesës dhe paparashikueshmëria e cmimeve të energjisë elektrike në tregjet rajonale në një cmim më të lirë, ka bërë të ditur KESH.

Këta faktorë si dhe prodhimi varen nga varësia në rezultatin hidrometeorologjik, i cili e vendos KESH-in në një stres të tepruar operacional dhe financiar, tha kompania.

Shqipëria prodhon mbi 90% të energjisë elektrike nga hidrocentralet, shumica e të cilave ndodhen përgjatë lumit Drin, në pjesën veriore të vendit.