Search

KEK-u sot nënshkruan marrëveshje për modernizimin e turbinave me avull

07 Prill, 2023


Korporata Energjetike e Kosovës të premten do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane General Electric (GE) për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit Kosova B.

Në këtë ngjarje pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton Klan Kosova.

Nënshkrimi i marrëveshjes pritet të bëhet në hapësirat e termocentralit Kosova B në orën 13:00.