Search

KEK në kërkim të 49 punëtorëve

06 Qershor, 2023


Korporata Energjetike e Kosovës ka shpallur konkursin për 49 vende të lira pune.

Sipas konkursit të publikuar, KEK është në kërkim të 13 inxhinierëve të elektroenergjetikës, 9 inxhnierëve të elektronikës dhe 27 inxhinierëve të makinerisë.

Afati i fundit për aplikim për pozitat e inxhinierëve të elektroenergjetikës (13) dhe të atyre të elektronikës (9) është 16.06.2023, ndërsa për pozitat e inxhinierëve të makinerisë, 22.05.2023.

Për me shume informata për pozitat e lartpërmendura vizitoni ueb faqen: www.kek-energy.com, ikona ‘Shpallje’ dhe mund ta shkarkoni Aplikacionin për pozitën që dëshironi të aplikoni.

Aplikacioni i plotësuar bashkë me të dhënat tjera dërgohet përmes aplikimit online në vegzën përkatëse.