Search

KEK: Konkurs për pesë vende të lira pune

03 Shkurt, 2023


Korporata Energjetike e Kosovës ka shpallur konkurs për pesë vende të lira pune.

Bëhet fjalë për pozitën e auditorit kryesor, auditorit të lartë financiar, auditorin junior të përputhshmërisë, auditorit junior operativ dhe auditorit junior financiar.

“Ne po kërkojmë liderë strategjikë, të mbështetur në të dhëna dhe bashkëpunues për të siguruar zbatimin e praktikave më të mira, për mbikëqyrje dhe menaxhim te investimeve, për mbikëqyrje e sistemeve te kontrolleve dhe të raportimit, vlerësimin dhe zbutjen e rreziqeve, jetësimin e përputhshmërisë së shkëlqyer dhe krijimin e ekipit për të mbështetur rritjen e kompanisë. Mësoni më shumë rreth këtyre mundësive tërheqëse dhe ju lutemi ndajeni me këdo që mendoni se do të ishte një kandidat i duhur”, kanë thënë nga KEK në thirrjen e publikuar në rrjete sociale.

Luteni të klikoni këtu për më shumë informata si dhe për të mësuar mbi mënyrat e aplikimit.

Data e fundit e aplikimit: 20 shkurt 2023.