Search

KEDS zbulon orarin e punimeve dhe investimeve në rrjet, sot mbesin këto vende pa rrymë përkohësisht

05 Maj, 2021


Për shkak të projekteve investive dhe të atyre të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS për sot ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të rrymës në disa lokacione.

Më poshtë orari i plotë:

Rajoni i Prishtinës

Punime në projekte investive

1.
Në NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
NS 10/04kV Furra Laura (kodi:14000001004) prej orës 09:00 deri në ora 17:00
Vendet: Një pjesë e rr. Skënderbeu dhe një pjesë e rr. Valon Hasani.
Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri nëntokësor.

Rajoni i Gjilanit

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga TS 110/35/10 kV Vitia do të ndërprehet:
LP 10kV Kllokot-Skifteraj me kod: 61065004 prej orës 11:00 deri në ora 12:00
Vendet: fshatrat: Budrikë e Epërme, Budrikë (një pjesë), Gjylekar, Kllokot (një pjesë), Radivojcë dhe Remnik.
Arsyeja: Ndërrimi i transformatorëve mates rrymor në TS Remnik-hyrje.