Search

KEDS publikon numrin e ri të magazinës ‘Energy’, sjellë tregime interesante për lexuesit

14 Prill, 2021


Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë, KEDS, ka publikuar numrin e fundit të magazinës ‘ENERGY’.

Në këtë numër ju mund të lexoni ngjarjet kryesore që karakterizuan tremujorëshin e parë të vitit 2021, projektet e vazhdueshme të KEDS, informata të punëve nga terreni, ballafaqimin me pandeminë, si dhe ngjarje dhe tregime të shumta.

‘Ne kemi përfshirë edhe storien ngashënjyese rreth përshtypjeve të gjeneratave më të moshuara për ndriçimin e shtëpive të tyre për herë të parë, disa fakte energjetike për fëmijë si dhe një lojë interesante që ata mund ta kryejnë gjatë qëndrimit në shtëpi si dhe shumë më shumë’, kanë thënë KEDS pas publikimit të magazinës.

Në numrin e fundit të magazinës, KEDS ka përfshirë edhe disa fakte energjetike për fëmijë si dhe një lojë interesante që ata mund ta kryejnë gjatë qëndrimit në shtëpi.

Numrin e fundit të magazinës ‘ENERGY’ mund t’a shkarkoni duke klikuar këtu.