Search

KEDS: Privatizimi ka qenë i suksesshëm, si kompani jemi krenar me atë që kemi arritur

28 Dhjetor, 2021


KEDS ka reaguar pas protestës së djeshme që u mbajt përpara zyreve të tyre duke thënë se e respektojnë protestën dhe duke shprehur shqetësimin e tyre për krizën energjetike në Kosovë. KEDS thotë se furnizimi për vite me rradhë ka qenë shumë i mirë në Kosovë, ndërsa thonë gjithashtu se kanë investuar mbi 200 mlionë euro.

Nga KEDS kanë thënë se për muaj kanë bartur mbi supe krizën globale të rritjes së çmimeve, rritjes enorme të konsumit dhe rënies së prodhimit.

Nga kjo kompani kanë thënë se për dallim nga viti i kaluar, kanë arritur të heqin reduktimet.

Sipas KEDS, privatizimi i kësaj kompani ka qenë storie suksesi.

“Kemi investuar gati 200 milionë euro në sistem dhe operimi ynë i përgjithshëm sot është shumë më efikas. Këto investime kanë rritur në mënyrë të prekshme kualitetin e shërbimeve për qytetarët e bizneset në të gjithë Kosovën”, kanë thënë KEDS në komunikatë.

Kjo kompani ka thënë se është e gatshme për bashkëpunim me akterët tjerë për të menaxhuar krizën.

“Është koha që tërë energjinë ta përqendrojmë në tejkalimin e kësaj situate, në vepra konkrete, e jo për sulme që cenojnë kredibilitetin e kompanisë jashtë dhe brenda vendit dhe mohojnë të arriturat e kompanisë ndër vite”, thuhet në fund të komunikatës.

Reduktimet kanë nisur të largohen dy ditët e fundit.

Privatizimi i këtij shërbimi ishte kritikuar ashpër ndër vite nga Lëvizja Vetëvendosje që tash është në pushtet.