Search

KEDS investon fuqishëm në Prizren, përfitojnë konsumatorët

08 Prill, 2021


Ditëve që po lëmë pas KEDS ka intensifikuar investimet në distriktin e Prizrenit, me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për komunitetin dhe konsumatorët.

KEDS ka njoftuar se ka vendosur nënstacion komplet të ri 35 kV në Zhur të Prizrenit dhe rrjet të ri në lagjen Arbana.

Përvec përmirësimit të shëbrimeve ndaj konsumatorëve, investimet e KEDS në rrjet po rrisin edhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

KEDS po ndërton nënstacion komplet të ri 35 kV në Zhur të Prizrenit

Në rajonin e Zhurit, një objekt i ri energjetik ka filluar të marrë formë.

KEDS atje po ndërton një nënstacion komplet të ri me stabilimentet përcjellëse dhe transformatorë të ri.

Përmes këtij nënstacioni furnizohet me energji elektrike i tërë rajoni i Zhurit dhe Vrinit, ku përfshihen rreth 15 mijë konsumatorë. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në furnizim kualitativ, duke rritur kështu sigurinë e furnizimit për konsumatorët e asaj ane, pasi nënstacioni i ri do të plotësojë kërkesat e furnizimit për atë pjesë të Prizrenit.

Nga ky nënstacion, në nivelin 35 kV furnizohet poashtu komplet rajoni i Dragashit.

Investimet e KEDS në nënstacione të reja po përmirësojnë dukshëm shërbimet ndaj konsumatorit dhe po rrisin sigurinë e furnizimit, duke dëshmuar kështu përkushtimin e kompanisë për të qenë sa më afër konsumatorit.

Rrjet komplet i ri në Lagjen Arbana të Prizrenit

Me qëllim të krijimit të kapaciteteve të nevojshme furnizuese me energji për konsumatorët, KEDS ka ndërtuar rrjet tërësisht të ri në lagjen Arbana të Prizrenit.

Atje krahas vendosjes së trafostacionit të ri 10/0.4 kV, KEDS ka bërë edhe rikonstruimin e rrjetit të Tensionit të Ultë.