Search

KEDS informon nxënësit në Gjakovë për kursimin e energjisë

09 Nëntor, 2022


Në kuadër të projektit për kursimin e energjisë elektrike, kësaj radhe zyrtarët e KEDS-it ishin në komunën e Gjakovës, përkatësisht në shkollat fillore “Zekeria Rexha”dhe “Fehmi Agani”.

Edhe këtu nxënësit morën informata se si të kursejnë energjinë elektrike në shtëpitë e tyre dhe në ambientet e shkollës dhe premtuan që përvojat që morën këtu, do t’i jetësojnë edhe në përditshmëri.

Drejtoresha e shkollës “Fehmi Agani” Miranda Shllaku në emër të shkollës falënderoi KEDS-in për ligjëratën shumë të mirëseardhur për nxënësit e kësaj shkolle. Shllaku tha se vetëdijesimi i nxënësve për kursimin e energjisë elektrike do t’ju ndihmojë atyre për të krijuar shprehi edhe në të ardhmen.

Ndërsa drejtori i shkollës “Zekeria Rexha” Pleurat Rudi, tha se nxënësit u ndanë të kënaqur me këtë ligjëratë, dhe se shkolla e tyre veçse ka filluar të kursejë energjinë elektrike që nga muaji tetor.