Search

KEDS fillon takimet me Komunat për të diskutuar planin e investimeve

09 Nëntor, 2022


KEDS ka filluar takimet me përfaqësuesit e Komunave për të diskutuar planin e investimeve, është njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale.

“Takimin e parë për planin 2023-2027 e nisëm me Komunën e Prishtinës, ku u mirëpritëm nga nënkryetari Alban Zogaj, dhe drejtorë nga departamente të ndryshme të komunës”, ka sqaruar KEDS.

Prej kur KEDS ka filluar operimin në Kosovë, prioriteti kryesor ka qenë avancimi i rrjetit elektrik përmes investimeve të ndryshme. Duke marrë parasysh gjendjen e rrjetit të cilën e kemi trashëguar, janë bërë mbi 200 milionë euro investime në gjithë territorin e Kosovës, thuhet në komunikatë.

“Për këto investime, planifikimet tona pesë vjeçare janë hartuar nga profesionistë të fushës nga Departamenti i Investimeve, duke qenë në komunikim me institucionet lokale për bashkërendimin e tyre. Kemi përcjellur me vëmendje kërkesat dhe nevojat e komunave, duke u ofruar mbështetje ndaj secilës kërkesë që ka ardhur prej tyre”, kanë thënë nga KEDS.

Investimet e KEDS në kryeqytet po vazhdojnë të implementohen, duke mos harruar shtrimin e rrjetit nëntokë në disa nga lagjet më të mëdha.