Search

Izraeli zotohet për uljen e emetimeve të gazrave sere

26 Korrik, 2021


Qeveria e Izraelit u zotua se vendi do të zvogëlojë emetimet e gazrave serë me 85 përqind deri në vitin 2050, nga nivelet e vitit 2015.

Ata gjithashtu premtuan t’i ulnin emetimet me 27 përqind deri në vitin 2030.

Synimet e reja u përqendruan veçanërisht në uljen e emetimeve nga tre sektorë: transporti (me 96 përqind), energjia elektrike (me 85 përqind) dhe mbetjet komunale (92 përqind).

Izraeli tashmë kishte thënë se synon të heqë karburantet fosile nga mesi i shekullit, raporton The Economist.