Search

Irlanda do të zhvillojë edhe 400MW në projekte solare

23 Korrik, 2021


Disa nga hapësirat që janë përcaktuar të jenë stacionet e disa nga projekteve të impianteve solare, me kapacitet total të instaluar prej 400MW, pritet të hyjnë në operim në mesin e vitit 2023, raporton pv-magazine.

Ky afat kohor u ofrua nga zhvilluesi i energjisë së ripërtëritshme francez, me qendër në Dublin, Power Capital Reneëable Energy, pasi njoftoi se kishte fituar shumicën e aksioneve të projekteve prej 400MW në zhvillim nga firma irlandeze Terra Solar.

Ndërtimi pritet që të fillojë vitin e ardhshëm, ku planet parashikojnë që njësitë fillestare të jenë operuese në mes të vitit 2023, ndërsa portfolio e plotë e projektit pritet të përfundohet në 2027.

Ndryshe, bashkëthemeluesi i Terra Solar, David Fewer, ka thënë se kompania do të rikthej një pjesë të aksioneve në portfolion prej 400MW, gjë që do të zhvillojë sëbashku me Power Capital, ndërsa raportimet bëjnë të ditur se ka edhe 600MW të projekteve solare të gatshme.

Qeveria Irlandeze ka deklaruar ambiciet e saj janë që të ketë 70 përqind të flitës së gjenerimit të energjisë të bazuar në burime të ripërtëritshme.

Irlanda do të zëvendësojë termocentralin e fundit me thëngjill me një qendër të gjelbër dhe një park të erës në bregdet

Lexo më shumë