Search

Irlanda do të zëvendësojë termocentralin e fundit me thëngjill me një qendër të gjelbër dhe një park të erës në bregdet

14 Prill, 2021


Republika e Irlandës është përgatitur t’i thotë lamtumirë thëngjillit, pasiqë ndërmarrja shtetërore e furnizimit me energji elektrike (ESB), ka deklaruar se do të shëndroj termocentralin e fundit gjenerues me thëngjill, impiantin Moneypoint me një kapacitet prej 915MW, në një qendër të gjelbër, duke përfshirë këtu një park të erës prej 1.4GW në det të hapur.

Mbyllja e termocentralit Moneypoint është në koordinimn me ambicien e Qeverisë së Irlandës për të arritur zero emetime deri në 2050, pasiqë mbyllja ishte planifikuar të bëhet “jo më vonë se 2025”.

Hapësira që zë termocentrali Moneypoint në qarkun e Clare tash do të transformohet në një qendër të gjebër, ndërsa puna tashmë ka filluar në një impiant të Sistemit Mbështetës të Qëndrueshëm në vlerë prej 50 milion euro, që do të pwrfshij kompensatorin sinkron më të madh në botë, që do të siguroj një gamë të shërbimeve elektrike në rrjetin elektrik të vendit që më herët ishin furnizuar nga termocentralet.

Transformimi i gjelbër parasheh që hapësira e termocentrali që po mbyllet të shëndrrohet në qendër për prodhimin e turbinave të erës

Sistemi i ri i Mbështetjes së Qëndrueshme poashtu do të mundësoj përfshirjen e volumeve të larta të projekteve të energjisë së ripërtërishme në rrjetin elektrik të Irlandës.

Tutje, ESB poashtu do të ndërtoj parkun e erës në det të hapur të Moneypoint, një projekt me kapacitet prej 1.4GW, që do të zhvillohet në det të hapur të qarkut të Clare dhe Kerry në dy faza në bashkëpunimit me kompaninë Norvegjeze të energjisë Equinor.

ESB poashtu shpreson që Moneypoint do të bëhet një qendër për ndërtimin dhe montimin e turbinave të erës lundruese, me zhvillimin e qendrës së ndërtimit të turbinave të erës, duke përdorur hapësirën ekzistuese të portit të nivelit të thellë që do të mund të ishte një terrenë bazë për projektet tjera në regjion.

Zhvillimi i qendrës për prodhimin e turbinave të erës do të gjeneronte një numër të konsiderueshëm të vendeve të punës direkte në regjionin Qendror-Perëndimor të Irlandës.

Ndërsa në planifikimin afatgjatë pritet që do të mbështes planet e gjera për një port në Shannon Fyones, dhe do të ndihmoj që të shëndrroj Shannon Estuary në një industri të energjisë në det të hapur në Evropë.

Dikur Moneypoint ishte përgjegjës për 25% të energjisë elektrike në Irland, ndërsa e ardhmja e termocentralit parasheh prodhim të energjisë elektrike nga hidrogjeni i gjelbër

Ndryshe, ESP poashtu planifikon që të përfshij edhe prodhimin dhe magazinimin e hidrogjenit të gjelbër në Moneypoint, gjersa është bërë e ditur se kjo pjesë duhet të përfundohet dikun në fund të dekadës.

I ndërtuar në vitet 1980, Moneypoint dikur prodhonte për mbulimin e 25% të kërkesave të energjisë elektrike në Irland, duke ndihmuar vendin te ulë varësinë e saj nga importi i naftës.

Sidoqoftë, që nga atëherë, me rritjen e pjesmarrjes së gazit natyral dhe buriemve të ripërtërishme në miksin energjetik, edhe rëndësia e thëngjillit duket se ka rënë mjaft shumë.

Sipas Autoritetit për Energji të Qëndrueshme në Irland (SEIA), në 2018, thëngjilli dhe torfe janë llogaritur të kenë përfaqësuar 40% të emetimeve të karbonit nga gjenerimi i energjisë elektrike.

Mirëpo, të dhënat tregojn se ndonëse janë ndër ndotësit më të mëdhenj, vetëm 14% e energjisë elektrike erdhi nga ato burime.