Search

IPCC publikon raportin mbi ndryshimet klimatike dhe vë theksin në arritshmërinë e kufizimin e ngrohjes globale në 1.5°C

21 Mars, 2023


Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), një grup global i shkencëtarëve të klimës, ka publikuar dje raportin e tij të fundit. Përsëri paralajmërojnë se pa reduktime të menjëhershme dhe masive të emetimeve, kufizimi i ngrohjes globale në 1.5°C do të jetë i paarritshëm.

IPCC u krijua nga OKB-ja në vitin 1988 për të rishikuar bazën shkencore mbi ndryshimet klimatike dhe mënyrën e kufizimit të kësaj dukurie. IPCC ka publikuar gjashtë raunde raportesh, dhe raporti më I ri është pjesa e fundit e raundi të gjashtë.

Një nga tentativat kryesore sa i përketë ngrohjes globale është limitimi i ngrohjes së sipërfaqesë së Tokës nën 1.5°C prej nivelit të temperaturës para kohës industriale.

“Nëse nuk veprojmë me shpejtësinë e nevojshme, do të shkojmë përtej 1,5°dhe ndoshta edhe 2°”, thotë Peter Thorne në Universitetin Maynooth në Irlandë, një nga autorët e raportit. “Me të vërtetë, kjo është një thirrje për veprime të shpejta.”

OKB për klimën: Bota po ecën mbi një shtresë të hollë akulli

Lexo më shumë

Bota tani ka gjasa të arrijë 1.5°C mbi temperaturat para-industriale në gjysmën e parë të dekadës së ardhshme, pavarësisht se çfarë ndodh me emetimet, thotë Thorne, por në bazë të aktivitetve aktuale si dhe vendimeve që duhet të merren shumë shpejtë do të përcaktohet se nëse do të stabilizohemi rreth atij pragu (1.5°C) apo do t’a kalojmë atë.

A do të thotë kjo se bota do të kalojë kufirin 1.5°C? Jo domosdoshmërisht, sipas autorëve të raportit. Friederike Otto në Imperial College London thotë se ne tashmë kemi të gjithë teknologjinë e nevojshme për të ulur emetimet. “Është e qartë se çfarë duhet të bëjmë dhe ne mund ta bëjmë atë,” thotë ajo.

Ulja e emetimeve në gjysmën e niveleve të vitit 1990 deri në vitin 2030 do të na jepte vetëm 50% shans  për të qëndruar në ose nën objektivin 1,5 °C, thotë Chris Jones në Zyrën Metereologjike në Mbretërinë e Bashkuar, një tjetër autor.

“Raporti i sotëm zbulon nivelin e plotë të ambicies që kërkohet për të shmangur pasojat më të këqija të ndryshimit të klimës,” thotë Jones. “Politikat aktuale nuk janë në rrugën e duhur.”

A mund ta ftohim botën përsëri nëse kalojmë 1.5°C? Në teori, edhe nëse bota kalon 1.5°C në dekadat e ardhshme, heqja e sasive të mëdha të dioksidit të karbonit nga atmosfera mund ta ftohë planetin në 1.5°C, por ne ende nuk e kemi teknologjinë.

Ngrohja e deritanishme po kontribuon tashmë në ngjarje gjithnjë e më ekstreme – të tilla si temperatura rekord vitin e kaluar – dhe duke shkaktuar dëme dhe humbje të mëdha. Ndikimet do të vazhdojnë të përkeqësohen me çdo ngrohje shtesë, paralajmëron raporti i IPCC. Disa nga pasojat mund të mos jenë të kthyeshme edhe nëse arrijmë të heqim mjaftueshëm CO2 për të ftohur planetin.

“Kjo sintezë tregon se sa 1.1 gradë [e ngrohjes] deri tani po ndikon negativisht në ekosistemin njerëzor dhe natyror – kjo do të thotë se po vret njerëzit dhe po shkatërron mjetet e jetesës së tyre,” thotë Otto.

Raporti tregon gjithashtu pabarazinë e ndryshimeve klimatike, thotë ajo. “Ata që shkaktojnë problemet nuk janë ata që vuajnë pasojat.”

Të gjitha raportet e IPCC bazohen në studime shkencore të publikuara më parë. Por disa nga këto studime janë bërë posaçërisht për IPCC-në, dhe shkencëtarët që shkruajnë raportet dalin me vlerësime konsensusi për gjërat, si p.sh. sa ngrohje do të ketë për një nivel të caktuar emetimi. Nëse ka ndonjë gjë, këto vlerësime priren të jenë mjaft konservatore – për shembull, raportet e hershme të IPCC u kritikuan për nënvlerësimin e rritjes së ardhshme të nivelit të detit. Ka gjithashtu grindje politike rreth asaj se sa i fortë është toni përfundimtar i raporteve dhe me çfarë saktësie po përçohet mesazhi I urgjencës në publik.

Raportin e plotë mund ta lexonin duke klikuar Linkun.