Search

Inxhinierët krijojnë panele solare transparente që zgjasin tre dekada

17 Shtator, 2021


Inxhinierët në Universitetin e Michigan dhe disa institucione tjera kanë krijuar një panel të ri solar dhe transparent që mund të vendoset në dritaret e shtëpive dhe kompanive.

Përveç që janë transparentë, panelet e ri solar janë shumë efiçient dhe kanë jetëgjatësi prej 30 vitesh. Përfaqësues të Universitetit kanë thënë se panelet solare transparente do të mund të përdoren si pjesë përbërese e fasadave të ndërtesave komerciale dhe të banimit.

Kësisoji, një ndërtesë që sot përdorë xhamin si fasadë do të mund të përdorte panelet solare transparente, dhe kësisoji, e gjithë ndërtesa do të shndërrohej në gjeneratorë të energjisë elektrike.

Edhe pse jetëgjatësia prej 30 vitesh mund të vlerësohet e gjatë, ajo nuk duket të jetë e mjaftueshme, pasi ndërtesat, përfshirë edhe ato komerciale, zakonisht kanë për qëllim përdorim më të gjatë.

Aktualisht panelet solare më eficente fitohen nga silikoni, mirëpo materiali nuk është transparent. Dy nga tipet e materialit të përdorura në qelizat solare të njohuar si “pranues jo-Fulleren” dhe “Pranues Fulleren”. E para është më e fortë, por më pak efikase se e dyta.

Në këtë mënyrë inxhinierët kanë krijuar një panel miqësor ndaj dritareve pas eksplorimit të materialeve të bazuara në karbon e jo në silikon.

Një qelizë tipike solare e krijuar duke përdorur pranues jo-fulleren mund të arrijë eficensë deri në 18%, afër atë të saj të silikonit.

Mirëpo, jetëgjatësia nuk përbënë karakteristikën më të mirë të tyre. Në eksperimente, hulumtuesit e projektit treguan se pa përdorimin e metodave për mbrojtje të materialeve në panelin që konverton dritën e diellit në energji elektrike, eficensa bije në më pak se 40% të vlerës fillestarë përbrenda 12 javëve që nga ekspozimi ndaj diellit.

Inxhinierët kanë studiuar degradimin e paneleve të pambrojtura solare dhe kanë gjetur se ku ata mund të përmirësojnë produktin.

Përmirësimet përfshijnë bllokimin e dritës UV duke shtuar në shtresë të oksidit të zinkut nga ana e xhamit e drejtuar nga dielli.

Ata poashtu integruan një shtresë më të hollë të oksidit të zinkut ngjitur me rajonin e qelizës që absorbon dritën mirëpo poashtu është dashur të shtohet një shtresë tjetër e një materiali të quajtur IC-SAM, të fituar nga karboni për të parandaluar prishjen e absorbuesit të dritës nga oksidi i zinkut.

Përfundimisht, një shtresë tjetër është shtuar të një fullereni të formuar si një top futbolli për të mbrojtur thithësin e dritës.

Aktualisht, transparenca e modulit është rreth 40%, mirëpo ekipa beson që mund të përmirësoj deri në 60% transparencën në të ardhmen.

Materiali i tyre mund të përgatitet edhe si një lëng, dhe ekipa pret që kostot e përpunimit të jenë të ulëta.

Inxhinierët kanë vlerësuar se panelet transparente solare mund të mbajnë 80% të eficensës pas 30 viteve përdorim.

Simson: Energjia solare ka dritën jeshile për të fuqizuar tranzicionin e energjisë

Lexo më shumë

Ulja e kostos së energjisë solare për 60%, vendoset objektivi i ri i SHBA-ve për këtë dekadë

Lexo më shumë