Search

India premton dekarbonizimin më 2070 në kundërshtim me objektivat e COP26

02 Nëntor, 2021


India ka premtuar se do të ul emetimet e saj në zero deri në vitin 2070 – duke e humbur një objektiv kyc të samitit COP26 për vendet që të zotohen për të arritur këtë objektiv deri në 2050, përcjell BBC.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka bërë zotimin duke shënuar kështu herën e parë që India ka përcaktuar një objektiv të net-zero, gjë që ndodhi në samitin e Glasgow.

Net zero, apo shëndrrimi në një vend neutral ndaj karbonit, nënkupton mos-shtimin e sasisë së gazrave serrë në atmosferë.

Kina ka deklaruar planet e saj për neutralitet të karbonit deri në 2060, teksa SHBA-të dhe BE synojn që të arrijnë statutin net-zero deri në 2050.

Lideri i Indisë është një nga më shumë se 120 liderët që janë mbledhur në Glasgow për konferencën dy javore.

Shumë prej tyre dje dhanë fjalime duke parashtruar objektivat për të adresuar krziën klimatike, duke përfshirë Kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, Presidentin e SHBA, Joe Biden, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Presidenti Biden tha se për cdo ditë që bota shtyen veprimet për të përballur me ndryshimin klimatik, kostoja e mosveprimit rritet.

Mirëpo, ai theksoi para delegatëve që beteja ndaj ngrohjes globale ka ofruar mundësi të jashtëzakonshme për të ekonomitë botërore.

Zotimi net-zero i Indisë

India është një nga katër emetuesit më të mëdhenj të dioksidit të karbonit në botë, pas Kinës, SHBA-ve dhe BE-së.

Mirëpo, popullata e mëdha e vendit nënkupton që emetimet për kokë banori janë shumë më ulëta se sa ekonomi të tjera në botë.

Sipas të dhënave, India ka emetuar 1.9 ton të CO2 për kokë banori në 2019, krahsuar me 15.5 ton të SHBA-ve dhe 12.5 ton të Rusisë për atë vit.

Zotri Modi ka bërë zotim si një nga pesë përkushimet nga vendi i tij.

Përkushtimet përfshijnë premtimin që India do të marr 50% të energjisë së saj nga burimet e ripërtëritshme nga 2030, dhe nga po ky vit të ulet totali i emetimeve të karbonit të projektuar për 1 miliard ton.

Teksa objektiviti për net zero deri në 2070 mund të ketë dëshpëruar aktivistë dhe ekspertë në Glasgow, KM Modi duket se u ka bërë përshtypje njerëzve në Indi.

//BBC