Search

IEA: Vetëm 2 përqind e fondeve për rimëkëmbje ekonomike në botë i janë alokuar energjisë së pastër

26 Korrik, 2021


Qeveritë anë e mbanë botës janë duke zotuar mbështetje fiskale në sasi të paprecedentë për të stabilizuar dhe rindërtuar ekonomitë e tyre, mirëpo vetëm 2 përqind e shpenzimeve i janë alokuar masave për energji të pastër, sipas një analize të re nga Agjencioni Ndërkombëtar i Energjisë (IEA).

Gjurmuesi i ri i Rimbëkëmbjes së Qëndrueshme nga IEA monitoron përgjigjet fiskale të qeverive ndaj krizës Covid-19 dhe vlerëson ndikimin e tyre në investimet e energjisë së pastër dhe emetimet globale të CO2.

Sipas vlerësimit nga IEA, shumat e parave të mobilizuara, si publike ashtu edhe private, nuk janë të mjaftueshme për të arritur caqet botërore klimatike.

Këto vecanërisht janë duke u theksuar në ekonomitë në zhvillim, shumë prej të cilave janë duke u përballuar me sfida financiare.

“Që kur shpërtheu COVID-19, shumë qeveri kanë folur për rëndësinë e ndërtimit të një të ardhme më të mirë dhe të pastër, mirë shumë prej tyre janë ende për të vënë paratë aty e kanë gojën. Pavarësisht ambicieve në rritje për klimë, sasia e fondeve ekonomike të cilat janë duke u shpenzuar në energji të pastër është vetëm një copëz e vogël e totalit”, ka theksuar Fatih Briol, Drejtori Ekzekutiv i IEA.

Sipas IEA, qeveritë kanë mobilizuar 16 trilion dollar në mbështetje fiskale përgjatë pandemisë COVID-19, pjesa më e madhe e të cilave u përqendrua në lehtësimet financiare emergjente për familjet dhe firmat. Vetëm 2% e totalit është caktuar për tranzicionet e energjisë së pastër.

Në këtë mënyrë, sipas Gjurmuesit, të gjithë sektorët kyc janë duke marrë vëmendje jo adekuate nga politik bërësit.

“Investimi i energjisë së pastër jo vetëm që është ende larg nga ajo që nevojitet për ta vendosur botën në një rrugë drejt arritjes së emetimeve neto-zero nga mesi i shekullit, por nuk mjafton as për të parandaluar që emetimet globale të rriten në një rekord të ri”, ka theksuar Dr Birol.

“Shumë vende – veçanërisht ato ku nevojat janë më të mëdha – gjithashtu u mungojnë përfitimet që sjell investimi i planifikuar mirë i energjisë së pastër, siç janë rritja më e fortë ekonomike, vendet e reja të punës dhe zhvillimi i industrive të energjisë në të ardhmen”, tha Dr Birol.

IEA: Emetimet e karbonit në botë në rritje që nga pjesa e dytë e vitit 2020

Lexo më shumë

IEA: Viti që lëmë pas shënoj rritjen më të madhe të burimeve të ripërtërishme në dy dekadat e fundit

Lexo më shumë