Search

IEA: Kapacitetet e BRE-ve në BE në vitin 2021 janë rritur për 36 gigavat

12 Maj, 2022


Bashkimi Evropian (BE) ka shtuar 36 gigavat kapacitete të reja të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në vitin 2021, duke tejkaluar kështu rekordin e shënuar në vitin 2020 apo atë të para një dekade, kur ato ishin rritur për 35 gigavat.

Përveç BE-së, edhe bota ka shënuar rekorde të reja në shtimin e kapaciteteve të prodhimit të rrymës nga burime të ripërtëritshme të energjisë.

Vetëm në vitin 2021, në botë janë shtuar 295 gigavat energji elektrike nga burime të ripërtëritshme, apo 6% më shumë se në vitin 2020, thuhet në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Kjo rritje e madhe e BRE-ve është arritur përkundër vështirësive të mëdha dhe sfidave me furnizim, shtyerjes së aktiviteteve të ndërtimit si dhe çmimeve të larta të materialeve, thuhet në raportin e IEA.

Kapaciteti i BRE-ve në nivel global pritet të rritet edhe në vitet në vijim, ndërsa në vitin 2022 pritet të shënohet rekord i ri. Parashikimet thonë se këtë vit do të shtohen rreth 320 gigavat kapacitete të reja të BRE-ve, thuhet në raportin e IEA.

Sidoqoftë, nëse nuk bëhet vendosja e politikave të reja në gjashtë muajt në vijim, kjo rritje e BRE-ve pritet të ngadalësohet në vitin 2023, ka paralajmëruar IEA.