Search

I vë flakën qëllimisht shtyllës elektrike, arrestohet 21 vjeçari i cili rrezikoi jetën e qytetarëve në Prizren

16 Gusht, 2021


Policia e Kosovës në Prizren dje ka njoftuar se është arrestuar një përson i cili i ka vurë flakën barishtave të cilat rrethonin një shtyllë elektrike, e ku më pastaj si pasojë e djegjës, shtylla elektrike është rrezuar me ç’rast gjatë rrezimit ka rrezikuar edhe jetën e kalimtareve dhe banorëve.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së martës, dhe në lidhje me këtë është arrestuar një 21-vjeçar.

“Pas veprimeve operativo – taktike që policia i ka bërë në koordinim me prokurorin, pas analizimt të rrethanave të ngjarjes e për mes sigurimit te incizimeve te kamerave te sigurisë, sot me 13.08.2021, ka identifikuar të dyshuar, M.S, 21 vjeç, ndaj të cilit me rekomandimn e prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin, “Shkaktimi i Rrezikut te Përgjithshëm”. Me urdhër te Prokurorit te Shtetit i dyshuari dërgohen ne mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Për shkak të rrëzimit të shtyllës një pjesë e madhe e qytetit ka mbetur mbi 6 orë pa rrymë elektrike derisa është rikuperuar shtylla nga KEDS.

Përsoni i cili i ka vurë flakën shtyllës është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.