Search

Hortikulura do të rikthej gjelbërimin në sipërfaqet e punuara nga Termokos, nënshkruhet marrëveshja

29 Mars, 2023


Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z. Fisnik Osmani me znj. Nora Cimili-Gagica, Kryeshefe e NP “Hortikultura”, kanë nënshkruar dje një marrëveshje bashkëpunimi.

Në saje të kësaj marrëveshjeje “Hortikultura” do të rikthejë në gjendjen paraprake hapësirat e gjelbëruara, kudo ku ekipet e NP “Termokos” gjatë punimeve do të duhet të ndërhyjnë në hapësirat e gjelbërta.

Kjo është një nga marrëveshjet, që Kryeshefi Osmani ka nënshkruar me ndërmarrje publike e institucione të ndryshme në funksion të ngritjes së mëtutjeshme të efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të ndërmarrjes.