Search

Hidrodrini: 25 milionë euro për ndërtimin e impiantit të ujërave të ndotura në Pejë

07 Gusht, 2020


Ndërtimi i impiantit të ujërave të ndotura dhe kolektorit kryesor në Pejë po vazhdon, madje me dinamikë më të shtuar, informon kompania rajonale te ujësjellësit ‘Hidrodrini’.

‘Ndërtimi i impiantit të ujërave të ndotura në Pejë është ndër projektet më kapitale për qytetin e Pejës. Me këtë projekt do të sigurohet që ujërat e ndotura sanitare të grumbullohen dhe të trajtohen në impiant’, thuhet në njoftim.

25 milion euro do të investohen në projektin e impiantit të ujërave të ndotura dhe kolektorit në Pejë, njëherit edhe ndër projektet më kapitale për qytetin e Pejës.

‘Me këtë projekt do të sigurohet që ujërat e ndotura sanitare të grumbullohen dhe të trajtohen në impiant’, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes Hidrodrini.

Projekti pritet të përmirësoj dukshëm ambientin për qytetin e Pejës duke ndikuar pozitivisht në përmirësimin e ujërave nëntokësorë të Pejës, në pastërtinë e lumit dhe qytetit në përgjithësi.

Projekti është bashkë-financim nga qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës për Zhvillim (KFW) Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe qeverisë së Kosovës.