Search

Hidrocentralet pa leje mjedisore do të ndalen përkohësisht, bën të ditur një këshilltar i ministrit të mjedisit

23 Shtator, 2021


Këshilltari për media i Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Gent Zeqiri, ka konfirmuar se përkohësisht do t’iu ndërpritet puna hidrocentraleve të cilat nuk janë të pajisura me leje mjedisore, përcjell FrontOnline.

“Një prej vendimet që do të ndërmerret është ndalimi i përkohshëm i punës se HC-ve te cilat nuk janë ta pajisura me leje mjedisore”, ka thënë ai

Mirëpo, sipas zyrtarit të Ministrisë, kjo ndalesë nuk parasheh ndërprerjen përfundimtare të operimit të këtyre hidrocentraleve, ka konfirmuar Zeqiri për FrontOnline.

“Kjo ndalesë nuk parasheh ndërprerje totale të operimit te tyre, mirëpo një ndalesë derisa të plotësohen kushtet dhe kriteret mjedisore”, tha ai.

Raporti i hartuar nga grupi punuese për punën e hidrocentraleve, për të cilin ka raportuar ditë më parë ekskluzivisht portali FrontOnline, sugjeron institucionet përkatëse që hidrocentralet të cilat nuk kanë leje mjedisore t’iu ndërpritet leja e punës.

Por, nga Ministria për FrontOnline, kanë thënë se do të jenë të kujdesesh në marrjen e vendimeve për shkak të pasojave financiare që mund t’i ketë shteti, pasi që pronarët e Hidrocentraleve kanë paralajmëruar që do ta padisin ministrinë në Arbitrazh.

“Bazuar ne konkluzionet dhe rekomandimet e grupit punues janë vërejtur shkelje të shumta të operatoreve, që kanë bërë që vendimet që do të ndërmerren të jenë shumë të kujdesshme për shkak se mund të shoqërohen me pasoja financiare për shkak te kontratave dhe veprimeve të mëparshme”, kanë thënë nga Ministria për Front Online.

“ZRRE ka pranuar nga MMPHI “Të dhënat për Hidrocentralet lidhur me lejet Mjedisore” por pa ndonjë sqarim për masa të mëtutjeshme. Me këtë qëllim ZRRE i është drejtuar MMPHI-së me një shkresë përmes të cilës ka kërkuar informata lidhur me veprimet procedurale që do të ndërmerren lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për Front Online.

//FrontOnline.

Liburn Aliu: Do të mbyllen aplikimet e reja për hidrocentrale

Lexo më shumë

Ministri Aliu: Ka raste kur hidrocentralet nuk i kanë marrë lejet mjedisore dhe puna tyre ndërpritet

Lexo më shumë

Publikohet raporti i Ministrisë së Mjedisit për Hidrocentrale

Lexo më shumë