Search

Greqia pritet të subvencionojë vitin e ardhshëm kapacitete të baterive me rreth 200 milion euro

18 Maj, 2021


Një tender për njësi të baterive për ruajtje të energjisë do të mbahet në Greqi në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, gjersa qeveria ka përgatitur 200 milion euro në formë të subvencioneve për të mbështetur këtë iniciativë.

Këtë vjeshtë Minsitria e Mjedisit dhe Energjisë në Greqi pritet të hapë thirrjen publike për investitorë që të dorëzojn planet e tyre për teknologji që kanë për qëllim ruajtjen e eenrgjisë në formë të sistemeve të baterive, ka bërë të ditur Ministri Kostas Skrekas.

Poashtu është e ditur se për realizimin e kësaj iniciative rreth kapaciteteve të baterive janë alokuar 200 milion euro, gjersa minsitri ka shpalosur dhe ka theksuar se procesi do mund të filloj pasi korniza relevante ligjore do të aprovohet dhe adoptohet nga Greqia në të gjitha kushtet e caktuara.

Tutje, ai poashtu ka theksuar se mbështetja do të zgjerohej për njësi që përbëjnë kapacitete totale prej qindra megavatësh.

Për më tepër, qeveria Greke është duke pritur 31.2 miliardë euro në formë të granteve dhe kredive të lira nga Fondet e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë së BE (RRF), që në total përbëjnë një buxhet prej 750 miliardë euro.

Ndryshe, Greqia ka shënjestruar 450 milion euro që do të alokhen për instalimin e 1.4GË në kapacitete të ruajtjes së energjisë në rrjetin elektrik të vendi, e që këto të fundit synojnë të ndihmojnë fleksibilitetin e rrjetit elektrik dhe likuiditetin e balancimit të tregut, mundësojnë efikasitetin e energjisë dhe promovojnë formimin transparent të çmimit të energjisë elektrike.