Search

Goldman Sachs blenë impiantin solar me sistem të baterive nga California Solar

15 Janar, 2021


Projektet e prodhimit të energjisë së ripërtëritshme në kombinim me sisteme të ruajtjes së energjisë po bëhen gjithnjë e më atraktive në botë.

Canadian Solar kishte njoftuar se ka filluar ndërtimin e një projekti me kapacitet të madh të prodhimit të energjisë nga burimet solare, në kombinim me sistem të ruajtjes së energjisë përmes baterive në kohëzgjatje prej 4 orësh në Kaliforni.

Projekti i emëruar ‘California Solar’ është blerë nga Goldman Sachs Renewable Power. Projekti ka fuqi të instaluar të prodhimit të energjisë prej 300 megavatësh në orë.

Përmes sistemit të baterive, projekti mund të ofrojë rreth 140.25 megavat orë energji elektrike, ndërsa kapaciteti i përgjithshëm i baterive është 561 megavat orë.

Kësisoji, bateritë mund të ofrojnë energji të ruajtur elektrike për rreth 4 orë, edhe atëherë kur nuk ka diell dhe nuk është i mundur prodhimi përmes paneleve solare.

Ndërtimi i projektit pritet të përfundojë në fund të këtij viti, ndërsa ka mundësuar edhe punësimin e rreth 405 punëtorëve gjatë fazës së ndërtimit.