Search

Gjykata Kushtetuese detyron Gjermaninë të përcaktojë objektiva më ambicioze për klimën

06 Maj, 2021


Sipas objektivave të reja të përcaktuara qeveria Gjermane pritet të ulë emetimet në 65 përqind deri në 2030, krahasuar me nivelet e vitit 1990.

Qeveria Gjermane ka thënë se do të vendos objektiva më ambicioz për të ulër emetimet e CO2 pas një vendimi historik nga gjykata e lartë e vendit e cila deklaroi ligji kryesor për mbrojtje të klimës “është i pamjaftueshëm”.

Sipas objektivave të ri, qeveria pritet që të ulë emetimet për 65 përqind deri në 2030 krahasuar me nivelet e regjistruara në vitin 1990, duke kaluar kështu edhe objektivin aktual prej 55 përqind të uljes së emetimeve, ka thënë Ministri i Financave në një konferencë për shtyp në Berlin.

Tutje, ulja do të arrijë 88 përqind deri në 2040, me synimin për bërë Gjermaninë një vend neutral ndaj karbonit deri në 2045, afro 5 vite më herët se ç’është pritur më parë.

“Ne duam të bëjmë objektivat tonë edhe më precizë,” ka thënë Scholz, duke shtuar se reforma “ambicioze por e arritshme” do të rishikohet nga kabineti javën që vjen.

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar si jo të drejt idenë që gjeneratat e reja të mbajnë pjesën më të madhe të barrës në luftën ndaj ndryshimit klimatik

Lëvizja e re, kritikuar nga aktivistët si e pamjaftueshëme, vije pasi që Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka vendosur se objektivat origjinal kombëtar për emetime nuk kanë përfillur të drejtat e gjeneratave të reja përshkak të vendosjes së objektivave për ulje të emetimeve edhe pas vitit 2030.

Ligji aktual për mbrojtje rrezikoj të “shkarkoj ngarkesa të mëdha e të pakthyeshme të emitimeve” në periudhën pas vitit 2030, duke “shkelur lirinë” e gjeneratave të ardhshme, ka thënë gjykata.

Tutje, Gjykata ka urdhëruar që të paraqitet një plan i përmirësuar deri në vitin 2022. Reagimi i përshpejtuar nga Qeveria vije pasiqë çështjet mjedisore janë duke u bërë shpejt një pikë e ndezjes gjersa zgjedhjet e Shtatorit afrohen.

Për herë të parë, të dy, edhe konservatorët e Kancelares, Angela Markel, janë duke ndjerë nxehtësinë nga ekologët e Gjelbër.

Nën presionin për të treguar se është duke marrë çështjet në lidhje me mjedisin si serioze, përpara zgjedhjeve të Shtatorit, koalicioni qeverisës i Merkel ka thënë që synon që të rishikoj objektivat klimatik para se të përfundoj mandati i tyre.

“Vendimi nga Gjyka Kushtetuese vendosi erë në velat e mbrojtjes së klimës”, ka thënë Ministrjai i Mjedisit, Svenja Schulze, në konferencën për shtyp këtë të mërkure.

Komisioni Evropian fillon hetime ndaj Gjermanisë rreth ndihmës shtetërore për qymyrin

Lexo më shumë

Ekspertët skeptik se objektivat e rij janë të arritshëm

Objektivat e rij ishin “një ofert e drejtë për gjeneratat e reja, që tani nuk do të bartin barrën më të madhe”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka shtuar se tani është një “garë për në maje” në terma të politikës mjedisore.
“Debati nuk është më rreth a duhet të bëjmë diçka, por është se kush ka idetë më të mira”, tha ajo.

Në anën tjetër, ekspertët e fushës thonë që Gjermania do të duhet të prezantoj masa më dramatike për të arritur objektivat e saj të reja për ulje të emetimeve.

“Objektivat për të zgjeruar burimet e ripërtërishme të energjisë do të duhet të paktën të katërfishohet”, ka thënë Claudia Kemfert, një eksperte e energjisë dhe mjedisit tek Instituti Gjerman për Hulumtime Ekonomike (DIW).

Gjermani – Gazi natyral dhe hidrogjeni të transportohen së bashku në rrjetin aktual kombëtar të gazit prej 511,00km

Lexo më shumë