Search

Gazprom do të rrisë me 20 për qind sasinë e gazit që do të dërgojë në Evropë përmes Ukrainës

02 Shkurt, 2023


Kompania Gazprom, e cila dërgoi dje 24,5 milionë metra kub gaz natyror në Evropë nëpërmjet Ukrainës, do ta rrisë këtë sasi me 20 për qind krahasuar me 31 janarin.

Sasia e gazit natyror që kompania ruse energjetike Gazprom do të dërgojë në Evropë përmes Ukrainës do të rritet me 20 për qind krahasuar me ditën e djeshme, në 29,4 milionë metra kub, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për shtypin rus, Gazprom konfirmoi se kërkesa për dërgimin e gazit nga pika e shpërndarjes Sokhranivka u refuzua nga Ukraina.

Në deklaratën ku thuhet se dërgesa do të vazhdojë nga pika Suja, theksohet se sasia e dërgesës nga pika e përmendur sot do të jetë në nivelin 29,4 milionë metër kub. Gazprom, e cila dërgoi dje 24,5 milionë metra kub gaz natyror në Evropë nëpërmjet Ukrainës, do ta rrisë këtë sasi me 20 për qind krahasuar me 31 janarin.

Në maj 2022, Ukraina përfundoi dërgesën në pikën e shpërndarjes Sokhranivka, ku kalon një e treta e gazit natyror të Rusisë në Evropë.

Gjithashtu u ndalën dërgesat e gazit natyror në Evropën Perëndimore dhe Qendrore nëpërmjet tubacioneve “Nord Stream” të Gazprom dhe “Yamal-Europe”. Dërgesa e kompanisë në këto rajone vazhdon vetëm përmes Ukrainës.