Search

Forumi i Energjisë së Maqedonisë së Veriut, është folur për bashkpunimin në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

31 Maj, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta

Ministrja e Ekonomisë të Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka marrë pjesë në Forumin e Energjisë së Maqedonisë së Veriut – MEF 2023, në Shkup.

Në panelin e ministrave, ku mori pjesë Ministrja Rizvanolli, homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Kreshnik Bekteshi, përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale Gjermane për Vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe drejtori i Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski u fol për politikat dhe teknologjinë drejt dekarbonizimit, rritjen e investimeve në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe diskutuan mbi projektet dhe mundësitë e mëdha të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi në sektorin e energjisë nuk është thjesht një fjalë e bukur e politikë-bërësve, por diçka që përmirëson drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë, prandaj do të vazhdojmë e do të intensifikojmë punën tonë.” Ka theksuar ministria e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Ministrja Rizvanolli po ashtu foli për masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në përballje me krizën energjetike dhe për projektet që janë duke u realizuar në fushën e energjisë, si projekti për instalimin e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike me kapacitet mbi 200 MWh i cili projekt mbështetet nga MCC, shpallja e ankandit për ndërtimin e parkut me energji solare me kapacitet prej 100 MW dhe projekti i ngrohjes solare që po realizohet në Prishtinë.

Në forum u dhanë rekomandime se si të sigurohet përfshirja më e madhe e sektorit privat dhe qytetarëve në reformat energjetike dhe të sigurohen projektet me metodologji dhe kritere të qarta përmes të cilave do të përcaktohet prioriteti i investimeve.

Forumi i Energjisë së Maqedonisë së Veriut mbahet që nga viti 2018 si një iniciativë që nxit dialog për tema të ndryshme që lidhen me energjinë, për investimet strategjike në energji në rajon dhe për të ofruar zgjidhje alternative lidhur me pozicionet gjeostrategjike energjetike.