Search

FMN: Rritja e çmimeve të metaleve mund të vonojë tranzicionin e energjisë në botë

17 Dhjetor, 2021


Kalimi nga karburantet fosile në burime me pak karbon nënkupton rritje masive të kërkesës për metale dhe mallëra tjera, tha FMN, duke paralajmëruar se vonesat në prodhimin e metaleve janë duke shkaktuar mungesën e këtyre të fundit në treg si dhe rritjen e çmimeve të tyre, ka raportuar Balkan Green Energy News.

FMN ka thënë se dekarbonizimi dhe tranzicioni i energjisë do të shkaktojë rritje të papërshkrueshme për metale në dekadat në vijim.

Si shembull, një bateri e zakonshme e një veture elektrike përmban 10 kilogram litiumit, 35 kilogram nikelit, 20 kilogram mangan dhe 14 kilogram kobalt, ndërsa stacionet e rimbushjes së veturave elektrike kërkojnë sasi të konsiderushme bakri. Në anën tjetër, për energji të gjelbër, panelet solare përdorin sasi të mëdha bakri, silikoni, argjendi dhe zinku, ndërsa turbinat me erë kërkojnë minerale hekuri, bakri dhe alumini.

Ndërsa zëvendësimi i karburanteve fosile me teknologji me karbon të ulët do të kërkonte tetëfishimin e investimeve në energji të ripërtëritshme, ky tranzicion do të ndikonte edhe në rritje të jashtzakonshme të kërkesës për metale.

‘Zhvillimi i minierave është një proces me kohëzgjatje të madhe, prej një dekade ose edhe më shumë, dhe është ndër sfidat kryesore si për kompani, ashtu edhe për vende të ndryshme’, kanë thënë autorët e raportit.

FMN ka paralajmëruar tashmë se rritja e çmimeve të metaleve mund të vonojë tranzicionin e energjisë në botë. Çmimet e metaleve tashmë kanë pësuar rritje të mëdha pas rihapjes së ekonomive në botë, ndërsa prodhimi është kufizuar dhe kërkesa është rritur.

Çmimet mund të vazhdojnë rritjen, ka paralajmëruar FMN.

Si shembull, hendeku ndërmjet ofertës dhe kërkesës mund të ndikojë në rritjen e çmimit të litiumit nga 6 mijë dollar amerikan për metër ton në vitin 2020 në 15 mij dollar amerikan për metër ton para fundit të kësaj dekade, dhe të qëndrojnë të tilla në pjesën më të madhe të viteve 2030, ka vlerësuar FMN.

Ata kanë thënë se çmimet e kobaltit dhe nikelit do të mund të rriteshin ngjashëm.

Ka shpresë. Ndërsa ndërmarrjet mund të rrisin rezervat përmes zhvillimit të teknologjive të nxjerrjes dhe kërkimeve të mëtejshme, ngjashëm, rezervat mund të rriten edhe përmes zhvillimit të mëtejshëm të teknologjive të riciklimit.