Search

Financimi i projeketeve të energjisë së ripërtëritshme, një trend tërheqës

06 Mars, 2023


Sasia e energjisë elektrike që prodhohet nga burimet e ripërtëritshme të energjisë është rritur 42% nga 2010 në 2020 në SHBA, ka raportuar Qendra për Zgjidhjet Klimatike dhe Energjitike.

Edhe pse ka pasur gunga përgjatë rrugës, tranzicioni i pashmangshëm i energjisë ka tërhequr “një valë të paprecedentë investimesh”, tha Andrew Redinger, Drejtor Menaxhues dhe Shef i Grupit të Shërbimeve, Energjisë dhe Energjisë së Rinovueshme për KeyBanc Capital Markets.

Bloomberg NEF raporton se investimet globale në burimet e rinovueshme arritën në $226 miliardë në gjysmën e parë të 2022, një rritje prej 11% nga viti 2021. Redinger diskutoi këtë rritje në konferencën RE+ 2022 në Long Beach, Kaliforni. Ku tha se KeyBanc ka qenë prej kohësh i përfshirë në burimet e ripërtëritshme, duke i dhënë bankës një bazë të hershme në një industri me zhvillim të shpejtë, raporton Kosovo.Energy.

Nën udhëheqjen e tij gjatë dy dekadave të fundit, KeyBanc ka angazhuar më shumë se $12.3 miliardë për klientët e energjisë së ripërtëritshme dhe ka financuar një kapacitet kumulativ prej 43 GW.

Në 24 muajt e fundit, drejtori i KeyBanc tha se energjia e rinovueshme në botën e investimeve institucionale ka kaluar “në mainstream”.

Një shenjë e kësaj shtytje është rritja e konkurrencës në këtë sektor. Redinger tha se kur KeyBanc filloi me financimet në këtë fushë, zhvilluesit nuk do t’i afroheshin bankës derisa të ishin gati të fillonin me punimet në terren.

Tani, ata po i afrohen bankave muaj apo edhe vite përpara se të fillojn ndërtimet. “Ky është thjesht një maturim natyror i industrisë – pasi ofrohet më shumë kapital, ofruesit e kapitalit duhet të jenë më agresivë për të fituar marrëveshje, dhe kjo do të thotë të japësh hua sa më herët”, tha Redinger, raporton Kosovo.Energy.

Akti i Reduktimit të Inflacionit të SHBA-ve pritet të shtojë më tej investimet në burimet e rinovueshme, për të cilin Redinger tha se nuk është fare I nevojshëm për këtë fushë përshkak se ato sigurojnë veten sipas tij.. Pavarësisht, ai tha se kreditë tatimore do të ndihmojnë në përshpejtimin e prokurimit të burimeve të rinovueshme.

Ndërsa financimi i bazuar në projekte ka qenë shtyllë e rëndësishme deri tani për tranzicionin e energjisë, Redinger tha se ai sheh një burim të ri masiv të hapjes së kapitalit për industrinë. Tregjet, një burim i mundshëm është trilionë dollarësh.

“Tregu ka tendencë t’i arrijë këto marrëveshje më shumë se bankat, përshkak se tregu ka prirje të jetë më pak kufizuese dhe, mendoj se do të përfundojë të jetë një burim më i mirë kapitali për burimet e rinovueshme,” tha Redinger.

Redinger pranon se mund të ketë shumë gunga në rrugë për sektorin e burimeve të ripërtëritshme, ndërsa SHBA ka probleme me funrizim dhe çështjet e ndërlidhjes së rrjetit janë të brishta dhe të komplikuara, por tendenca për zhvillim duket shumë premtuese për industrinë.

/Kosovo.Energy