Search

Federata e Bosnës dhe Hercegovinës me moratorium kundër ndërtimit të hidrocentraleve të vogla

08 Korrik, 2022


Ligji i ri për energjinë elektrike, i cili sapo është miratuar nga dhoma e përfaqësuesëve të njësisë së Federatës së Bosnjes dhe Hercegovinës (FBIH), sjellë moratorium ndaj ndërtimit të hidrocentraleve të vogla me kapacitet deri në 10 megavat, raporton Kosovo.Energy.

Këtij lajmi nuk i janë gëzuar operatorët e hidrocentraleve dhe prodhuesit e pajisjeve, të cilët thonë se nëse mbyllen edhe termocentralet me thëngjill, sipas planit, atëherë mos-lejimi i hidrocentraleve të vogla mund të sjellë pasoja.

“Ndërmarrja ime, e cila ishte e angazhuar në prodhimin e pajisjeve për hidrocentrale të vogla, nuk do të mund të veprojë në zonën e FBIH pas moratoriumit ndaj projekteve të tilla. Për më shumë, ne nuk do të kemi prodhim të energjisë elektrike sipas planeve paraprake për ndërtimin e rreth 500 hidrocentraleve të vogla, dhe prodhimin e rreth 2.5 teravat orëve të energjisë elektrike në vit, apo njejtë sa prodhohet nga termocentrali me thëngjill. Neve shpejt do të na duhet të mbyllin termocentralet me thëngjill, me çfarë do të prodhojmë energjinë pas kësaj”, ka thënë një nga protestuesit, raporton Kosovo.Energy.

Përfaqësuesit e Lidhjës Demokrate të Kroatëve (HDZ BiH) dhe Partisë për Veprim Demokratik (SDA) kanë thënë se u duhej të miratonin ligjin, për shkak të presioneve të mëdha të aktivistëve dhe përkrahësve të tyre.

Ambientalistët në festë, i gëzohen moratoriumit

Lajmi i janë gëzuar ambientalistët. Ata kanë thënë se përmes aktiviteteve të shumta kanë arritur të ndalojnë ndegradimin e natyrës përmes ndërtimit të hidrocentraleve të vogla, raporton Kosovo.Energy.

‘Vendimi historik erdhi pas përpjekjeve tona 10-vjeçare kundër ndërtimit të hidrocentraleve të vogla’, kanë thënë nga fondacionit ACT, që udhëhiqte fushatat kundër këtyre projekteve.

Aktivistët kanë mbledhur më shumë se 60 mijë nënshkrime dhe kanë organizuar shumë aktivitete kundër hidrocentraleve. Vetëm në rastin e hidrocentralit në lumin Kruscica, gratë aktiviste kanë qëndruar për 504 ditë në vendbanime të improvizuara për të ndaluar ndërtimin e hidrocentralit të ri, raporton Kosovo.Energy.

Në Republika Srpska, në njësinë e dytë të Bosnjes dhe Hercegovinës ndërtimi i hidrocentraleve të vogla vazhdon

Federata e Bosnes dhe Hercegovinës është një nga dy njësitë që formojnë këtë vend, ndërsa njësia e dytë është Republika Srpska, raporton Kosovo.Energy.

Në njësinë tjetër, në Republikën Srpska, të domunuar me banorë serbë, nuk është i ndaluar ndërtimi i hidrocentraleve të vogla, ani pse të njejtat po kundërshtohen nga aktivistët.

Në vitin 2021, 119 hidrocentralet që operojnë në Bosne dhe Hercegovinë kanë prodhuar vetëm 2.54 për qind të energjisë elektrike në vend, dhe ato punësojnë mesatarisht 1-2 persona, për shkak se proceset janë të automatizuara, raporton Kosovo.Energy.

//Foto Lumi Buna, WWF Adria