Search

Fiki dritat dhe kërce nën tingujt e artistëve botëror gjatë Orës së Tokës më 27 Mars!

Event Date: 27 Mars, 2021 8:30 pm


Teksa njerëzit, qytetet dhe kompanitë po përgatiten që të shënojn Orën e Tokës 2021, WWF Adria do të lansojë një video muzikore nga artistja e njohur Lejla Hot këtë të shtune, më 27 Mars, duke filluar nga ora 20:30. Eventi ka për qëllim për t’i bërë të gjithë në Ballkan dhe më gjerë të kërcejnë tutje dhe të ngrisin ndergjegjshmërinë ndaj aktiviteteve që po rëndojnë mjedisin dhe natyrën tonë.

Në vitin që lëmë pas, dritat ishin fikur për një orë apo më shumë në 190 vende të botës, gjersa njerëzit postuan 4.7 miliardë mesazhe në rrjete sociale, andaj bëhet thirrje për të gjithë pjesmarrësit që të mos hezitojnë të ndajnë veprën e tyre të mirë me të tjerët.

Fondi Botëror për Natyrën – WWF, ka planifikuar një event për të shënuar Orën e Tokës këtë të shtune, 27 Mars 2021, duke filluar në 20:30.

WWF Adria do të lansoj një video muzikore kërcimore të Lejla Hot, në bashkëpunim me shumë artist dhe këngëtar të tjerë, me idenë që të mësoj të gjithë ata që ndjekin eventin me hapat e kërcimit gjersa janë fikur dritat.

Ora e Tokës do të mbahet për herë të dytë në formë virtuale dhe do të shfaqet në platformën e komunikimit Zoom.

Kështu, Organizata ka bërë thirrje për të gjithë pjesmarrësit për të rritur ndërgjegjësimin dhe vëmendjen duke shpërndarë eventin dhe kërcimin e tyre, veçanërisht përmes rrjeteve sociale.

Që nga 2007, momenti i fikjes së dritave ka parë që rrugë të tëra, ndërtesa, dhe objekte të rëndësishme të qyteteve dhe jo vetëm të bëhen të errëta për të tërhekur vëmendjen e publikut për humbjet natyrore dhe krizën klimatike.

Biznese të shumta, shkolla dhe institucione të tjera përsëri janë zotuar që të mos përdorin fare energji elektrike për një apo disa orë në të shtunen e fundit të Marsit. Ndërsa të tjerë pritet edhe që të organizojnë punëtori dhe evente të tjera për të shënuar Orën e Tokës 2021.