Search

Energy, Construction & Green Economy – Tirana Energy Forum 2023

Event Date: 5 Tetor, 2023 12:00 am


Me 5 dhe 6 Tetor do të organizohet Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbërt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Panairi i Energjisë dhe Ndërtimit do të fokusohet në çështje të rëndësishme si energjia e ripërtëritshme, efiçenca e energjisë gjatë gjithë ciklit të energjisë në të gjithë sektorët, teknologjitë, efiçenca e ndërtimit dhe ndikimi në mjedis. Ky panair dhe forum do të mundësojë ndërveprimin ndërmjet prodhuesve dhe furnitorëve të teknologjive, produkteve dhe shërbimeve më inovative në industrinë e energjisë dhe ndërtimit. Përveç kësaj, kjo platformë do të promovojë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet investitorëve, zhvilluesve dhe konsulentëve.

Gjithashtu, “Tirana Energy Forum 2023” do të mbledhë një grup zhvilluesish rajonalë dhe ndërkombëtarë, investitorësh, prodhues, pronarë asetesh, shoqata, politikëbërës dhe profesionistë të industrisë, për të diskutuar mundësitë kryesore për të kapitalizuar potencialin e tregut. Ky do të jetë një forum i mbështetur zyrtarisht nga MIE me qëllimin për të ofruar një pasqyrë të plotë të mundësive dhe zhvillimeve të shumta në Shqipëri si një treg energjetik i sapokrijuar në Ballkanin Perëndimor.

Për të mësuar mëshumë rreth agjendës së Panairit kontaktoni organizatorët ICEBERG Exhibitions.