Search

Është mbajtur seanca e parë për këtë vit e Bordit të ZRRE, autorizohen 29 instalime solare për vet-konsum

03 Shtator, 2021


Dje me 2 shtator 2021 Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e parë për këtë vit.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë mbi shtatëdhjetë pika prej të cilave, pas shqyrtimit, janë licencuar shtatë furnizues me shumicë/tregtim dhe një furnizues për furnizim me energji elektrike me pakicë.

Po ashtu, Bordi ka lëshuar 29 autorizime për ndërtim/instalim të paneleve solare për vet-konsum të konsumatorëve, në një kapacitet të përgjithshëm prej rreth 1 MË. Me lëshimin e këtyre autorizimeve është arritur një numër prej rreth 120 konsumatorëve vetprodhues të energjisë elektrike, me një kapacitet të përgjithshëm prej 2876.77 kË.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi i ZRRE ka qenë edhe kërkesa e KOSTT SH.A., për derogim të përpilimit të Bilancit Afatgjatë të Energjisë Elektrike dhe Planit të Adekuacisë së Gjenerimit, dokumente këto që ndërlidhen me Strategjinë e Energjisë e cila është në proces të rishikimit.

Bordi ka vendosur që të refuzoj kërkesën e KOSTT dhe ka kërkuar që të vazhdohet të shfrytëzohen dokumentet dhe strategjitë në fuqi pasi që nuk ka ndonjë dispozitë ligjore e cila mundëson derogimin nga përgatitja e këtyre dokumenteve.

Bordi gjithashtu ka shqyrtuar edhe 26 ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE ëëë.ero-ks.org.

Seanca është mbajtur pas një periudhe të gjatë të mosfunksionimit të Bordit, për shkak të skadimit të mandateve të tre anëtarëve të mëparshëm, me vetëm dy anëtarë, Z. Izet Rushiti, si ushtrues detyre i kryesuesit dhe z. Selman Hoti.

Me emërimet e reja, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të kryesuesit të Bordit, z. Ymer Fejzullahu dhe dy anëtarëve të rinj znj. Lutfije Dervishi dhe z. Gani Bucaj, Bordi i ZRRE-së është plotësuar dhe funksionalizuar në përbërje të plotë prej 5 anëtarëve.