Search

Është duke u ndërtuar centrali i parë me biogaz në Kosovë

05 Qershor, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta

Ministria Artane Rizvanolli të shtunën ka lajmëruar nisjen e impiantit të parë me biogaz në Kosovë.

Përmesë një postimi në Facebook ministria e ekonomisë Artane Rizvanolli ka njoftuar nisjen e punimeve të centralit të parë me biogaz në Kosovë. Ky central me kapacitet 500kW ka një investim kapital prej €4 milionë. Impianti pritet të prodhoj 4.12 GWh/vit energji elektrike dhe 4.12 GWh/vit energji termike.

Kjo energji do të furnizojë rreth 1000 shtëpi me energji dhe do të ulë emetimin 2700ton dioksid karboni në vit.

Projekti është nisur nga mërgimatri Fidan Haradini me prej ardhje nga Prapashtica, që tani jeton në Gjermani, bashkë me partnerë gjermanë.

“Duke krijuar ambient të shëndoshë të biznesit, vizion e strategji të qartë po krijojmë para7kushte që investitorët e vendit, diasporës e të huaj të zhvillojnë projekte që e bëjnë Kosovën destinacion atraktiv për investime inovative si ky që i kontribuon zhvillimit ekonomik dhe punësimit.” ka thënë ministria Rizvanolli.

Edhe pse projekti ka filluar punimet në regjistrin e ZRRE një projekt i tillë nuk figuron.