Search

EPCG në Mal të Zi vendos në shitje 10% të aksioneve

25 Korrik, 2022


Ndërmarrja energjetike shtetërore në Mal të Zi, EPCG ka ftuar të interesuarit të ofertojnë për blerjen e 10% të aksioneve të ndërmarrjes.

Ndërmarrja planifikon të shesë 11,813,238 aksione të veta me çmim minimal prej 8,63 eurosh për aksion, ka thënë EPCG përmes komunikatës për media, raporton Kosovo.Energy.

Thirrja është e hapur për ndërmarrjet energjetike që kanë në portfolion e tyre mbi 1,000 megavat kapacitete të instaluara, ose pronë të aksioneve në vlerë prej më së paku 500 mijë eurosh, si dhe për fonde investive në tregje kapitale dhe me pasqyra dhe rezultate të mira financiare në tre vitet e fundit, me kapital aksionar prej më së paku 1 miliard eurosh dhe investime prej më së paku 100 milion eurosh në sektorin e energjisë në pesë vitet e fundit, ka thënë EPCG.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 1 gushti, ka thënë EPCG, raporton Kosovo.Energy.

Ndryshe, qeveria e Malit të Zi ka në pronësi 88.7% të aksioneve të EPCG, ndërsa vetë ndërmarrja ka në pronësi 10% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër kontrollohet nga aksionarë të vegjël.