Search

Energjia Solare është duke u rritur me hap mahnitës mirëpo fabrikat kineze po paralajmërojn që ndryshimet në zinxhirin e furnizimit mund t’a ndikojn këtë zhvillm

01 Qershor, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta

Prodhuesi më i madh në botë i paneleve solare uli çmimet për një komponent kyç pasi kapaciteti në rritje në sektor intensifikon konkurrencën në kosto.

Kompania kineze Longi Green Energy Technology Co. uli çmimet e vaferëve për modulet solare deri në 31% të hënën. Vaferat janë katrorë silici që lidhen dhe bashkohen së bashku për të formuar panele diellore.

Ulja vjen pasi çmimet e silicit për panele diellor janë ulur pothuajse përgjysmë që nga fillimi i shkurtit. Një mori fabrikash të reja kanë rritur prodhimin, duke i dhënë fund mungesës së materialit që ndërpreu zinxhirin e furnizimit të industrisë vitin e kaluar.

Presidenti i Longi, Li Zhenguo, paralajmëroi javën e kaluar se zgjerimi agresiv në zinxhirin e furnizimit me energji diellore mund të çojë në rritjen e tepërt të kapaciteteve prodhuese që mund të shtyj më shumë se gjysmën e kompanive në industri jashtë biznesit në vitet e ardhshme.

Aksionet e Longi ranë deri në 2% në Shangai të martën. Aksionet e TCL Zhonghuan Renewable Energy Technology Co., konkurrenti kryesor i saj në hapësirën e vaferëve, ndryshuan pak në Shenzhen.

Përjetimet e vitit të fundit në zinxhirin e furnizimit të materialeve për ndërtimin e turbinave të erës, tregojn që duhet treguar shumë kujdes sa i përketë fenomeneve të ngjashme në industrinë solare.
//Yahoo Finance