Search

Eksportet e Gazpromit rus në Ballkan shënojnë rritje të ndjeshme

22 Shtator, 2021


Eksportet e gazit të Gazpromit nga Rusia në Bullgari, Rumani, Serbi dhe Graqi janë rritur ndjeshëm gjatë periudhës Janar – Gusht.

Gjatë kësaj periudhe, eksportet në Rumani u rritën për 348% ndërsa ato në Serbi me 126%, kë thënë Gazprom përmes komunikatës për media.

Gjatë të njejtës periudhë, Gazprom ka deklaruar se ka eksportuar më shumë edhe në Bullgari, Greqi dhe Turqi. 52% më shumë gaz ka eksportuar Gazpromi në Bullgari dhe 13% në Greqi.

E për dallim nga këto dy, vlerat e eksporteve të gazit të Gazprom në Turqi kanë shënuar rritje më të ndjeshme, apo 158%.