Search

Ejupi: Qeveria dhe kompania Contour Global janë marrë vesh për arbitrazh

24 Janar, 2022


Për herë të parë në ‘Blic Interview’ me Astrit Gashin, njohësi i sektorit të energjetikës Burim Ejupi, ka dhënë një lajm që tashmë nuk është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës e as nuk ka pasur ndonjë informacion publik për këtë.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës dhe kompania në fjalë kanë një marrëveshje në Gjykatën për Arbitrazh.

“Palët janë marrë vesh për arbitrazh, Contour Global ka publikuar në web faqen e tyre. Aty shkruan se të dyja palët janë dakorduar janë marrë vesh por që ka një mungesë transparencë për këtë çëshjte nga ana e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.