Search

Economist: Pse çmimet e energjisë elektrike arritën nivele rekorde?

27 Shtator, 2021


Në Evropë, çmimi i energjisë elektrike është duke shënuar rritje të madhe. Çmimet janë rritur vazhdimisht këtë vit pasi vendet kanë filluar rimëkëmbjen ekonomike. Por, javët që po lëmë pas rritja e çmimit ishte përshpejtuar jasht-mase.

Që nga fillimi i muajit shtator, çmimet energjisë elektrike me shumicë në Gjermani dhe Francë janë rritur për 36%, përkatësisht, 48%. Çmimet tani po sillen rreth 160 euro për megavat orë, që në fakt është nivel rekord. Në Britani çmimet kanë arritur në 450 euro, nga 172 euro sa ishin para një viti.

Një nga problemet që ka shkaktuar rritjen është furnizimi me gaz natyror, lëndë kjo që përdoret për të prodhuar rreth 20% të energjisë elektrike në Evropë. Mungesa e gazit natyror në treg ka shkaktuar rritjen e çmimit të tij, dhe kësisoji, ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Rreth 30% e furnizimit me gaz bëhet përmes Rusisë, ndërsa rreth 20% e gazit në Evropë vie nga Norvegjia. Në të dy këto vende ishin paraqitur pengesa, sikurse zjarri në njërin nga impiantet për procesimin e gazit në Siberi, që kishte ndikuar menjëherë në uljen e furnizimit me gaz.

Blerësit dhe tregtuesit e gazit në Evropë, sikurse kompanitë e mëdha kombëtare të gazit, i janë drejtuar tregjeve të gazit të lëngshëm natyror për të mundësuar furnizimin e bollshëm. Por në ktë rast, atyre u duhej të garonin me blerësit në Kinë dhe Japoni, ku kërkesa për gaz të lëngshëm natyror është në rritje.

Ndërmjet muajve janar dhe korrik, importet e gazit të lëngshëm natyror në Evropë ishin 15% më të ulëta se ato të vitit të kaluar, sipas Graham Freedman nga ndërmarrja hulumtuese Ëood ackenzie.

Për më shumë, Evropa ishte ballafaquar edhe me dimër të stërzgjatur dhe kishte përdorur edhe rezervat, të cilat tani janë rreth 25% më të ulëta se vlerat normale.

Zakonisht, kompanitë furnizuese në Evropë i kundërpërgjigjen rritjes enorme të çmimit të gazit duke përdorur më shumë qymyrin. Por, edhe çmimi i qymyrit ka shënuar rritje të madhe për shka ktë rritjes së kërkesës në Kinë, krahas rritjes së lejeve të karbonit. Kjo e fundit u lejon emetuesëve të lirojnë sasi të caktuar të gazrave serrë. Pasi djegia e qymyrit liron më shumë karbon se djegia e gazit natyror, taksat e larta të lejeve të karbonit kanë ndikuar në rritje edhe më të madhe të çmimit.

Një nga faktorët tjerë për rritje të çmimit të rrymës është edhe era, apo mungesa e erës. Rreth 10% e energjisë elektrike në Evropë prodhohet nga era. Në disa vende, duke përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë, pjesëmarrja e erës në miksin energjetik është dyfish më e madhe se kjo. Së fundmi, fuqia e erës ishte çuditërisht e ulët. Në Gjermani si shembull, në dy javët e para të muajit shtator prodhimi i rrymës nga era ishte 50% më i ulët se mesatarja e pesë viteve të fundit, ka thënë Roy Manuell nga ICIS, kompani hulumtuese.

Çmimet e larta të energjisë elektrike janë më të theksuara në Britani, kjo pasi ky vend mbështetet në gaz dhe erë. Këto dy burime prodhojnë rreth 60% të rrymës në Britani, apo dyfish më shumë se mesatarja në Evropë.

Një nga faktorët tjerë për rritjen e çmimit në Britani është edhe pse Britania është më pak e ndërlidhur se fqinjtë në rrjetin evropian, dhe kjo i bën çmimet më të luhatshme pasi lejon që atotë bazohen në ofertë dhe kërkesë. Si shembull, një problem që ka ndikuar së fundmi është edhe mosfunksionimi i interkonektorit ndërmjet Britanisë dhe Francës javën që po lëmë pas, kjo pasi ishte dëmtuar nga zjarri.

Ekspertët presin që çmimet të qëndrojnë të larta edhe këtë dimër, kur edhe kërkesa për ngrohje dhe rrymë rritet jashtzakonisht shumë.

Ky është një ndër lajmet më të kqija për konsumatorët në Evropë, që mbulojnë pjesën më të madhe të kësaj kostoje, ndërsa disa vende tani kanë filluar të mbrojnë ata.

Qeveria në Spanjë ka miratuar disa masa emergjente për të kufizuar çmimin e gazit dhe përfitimet e kompanive të energjisë elektrike. Italia veçse është duke shqyrtuar përllogaritjen e faturave të energjisë elektrike dhe përfitimet për kompanitë që merren me furnizim të rrymës.

Sidoqoftë, politikbërësist do ta kenë të vështirë të mbrojnë konsumatorët nga ndikimet më ekstreme të mungesës së gazit natyror. Disa ekspertë kanë thënë se këtë dimër mund të ketë edhe ndërprerje të shpeshta me energji elektrike në gjithë Evropën për shkak të temperaturave të ulëta. Në këto raste, shumat e larta në faturat e energjisë elektrike do të jenë ndër brengat më të vogla të konsumatorëve.