Search

Dy kompani nga rajoni to të ndërtojnë dy projekte solare në minierën e qymyrit në Oslomej

28 Prill, 2021


Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përzgjedhur një kompani turke dhe një bullgare për ndërtimin e dy projekteve solare në minierën e braktisur të qymyrit në Oslomej. Fortim Energy Electric Energy nga Turqia dhe Solarpro Holding nga Bullgaria do të ndërtojnë dy projekte me nga 50 megavat orë kapacitete prodhimi të instaluara.

Fortim Energy Electric dhe Solarpro Holding kanë bërë ofertat më të mira për dy projektet solare që do të ndërtohen në partneritet publiko-privat (PPP) me kompaninë shtetërore të energjisë elektrike në Maqedoni të Veriut – ESM.

Sipas komunikatës për media, kompanitë do të ndërtojnë projektet në minierën e braktisur të qymyrit në Oslomej dhe ESM do të përfitojë 18.510% të rrymës së prodhuar nga Fortim Energy Electric dhe 18.010% të rrymës së prodhuar nga Solarpro Holding.

Dy projektet pasojnë ndërtimin e projektit të parë solar të vendosur në afërsi të termocentralit me qymyr 125 megavatësh në Oslomej. Në nëntor të vitit 2019, ESM ka nënshkruar marrëveshje me Girisim Elektrik AS nga Turqia për ndërtimin e projektit 10 megavatësh në Oslomej.

Ndryshe, Solarpro Holding është duke investuar për herë të dytë në Maqedoni të Veriut. Më herët gjatë vitit, kjo kompani kishte fituar tenderin për ndërtimin e projektit 10 megavatësh në fshatin e Manastirec.

Solarpro operon projekte solare me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 700 megavatësh, ndërsa ka 150 megavat projekte tjera në fazë të ndërtimit dhe 500 megavat në pritje të licensimit.