Search

Dy kompani në garë për rrjetin e gazësjellësit në qytetin e Shkupit

11 Shkurt, 2021


Për vite, autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë diskutuar mbi mundësinë e shtrirjes së rrjetit të gazsjellësit dhe duket se këto plane më në fund po fillojnë zbatimin.

Përvec ndërlidhjes me rrjetet rajonale të gazsjellësve, në Maqedoni të Veriut tani kanë filluar së zbatuari edhe planet për shtrirjen e këtij rrjeti brenda qendrave urbane.

Ndërsa tubacioni kryesor i gazsjellësit në Shkup u ndërtua në vitin 1995, nga ajo kohë autoritet nuk kanë investuar në ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes brenda kryeqytetit.

Sidoqoftë, në konferencën e sotit për media kryeministri Zaev ka thënë se sasitë e para të gazit pritet të arrijnë tek amvisëritë në Shkup në vitin 2022. Kjo pasi dy kompani janë në garë për të fituar tenderin për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit në Shkup, por edhe në qytete tjera.

Zaev ka njoftuar se dy kompanitë janë shumë serioze dhe vijnë nga Turqia, dhe se përzgjedhja do të bëhet bazuar në çmimin e ofruar të tyre për lidhjen e qytetarëve, kompanive dhe institucioneve publike në rrjetin e gazsjellësit.

‘Këtë vit ne po përballemi me fazën e dytë të përzgjedhjes së ndërmarrjeve për zhvillimin e rrjetit të tubacioneve të gazit në Shkup dhe qytetet kryesore. Në fazën e parë për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes, kaluan 2 kompani. Të dy janë nga Turqia. Njëra ka 30 përqind të aksioneve në ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes në Turqi dhe tjetra 10 përqind. Të dy kompanitë janë shumë serioze dhe vijnë nga një vend mik. Për zgjedhjen e një kompanie, më e rëndësishmja do të jetë çmimi i lidhjes së qytetarëve, për kompanitë, për institucionet publike të rrjetit të gazsjellësit”, tha Zaev.

Bajrami: Zgjidhja më e përshtatshme për gazifikim është interkoneksioni me Maqedoninë e Veriut

Lexo më shumë