Search

Dështon për të dytën herë tenderi për platformën elektronike të ALPEX

19 Gusht, 2021


Bursa shqipëtare për shkëmbim të energjisë elektrike (ALPEX) ka dështuar në gjetjen e furnizuesit për platformën elektronike të tregtimit për të dytën herë.

Tenderi për themelimin e platformës elektronike të ALPEX është anuluar pasi asnjë nga ofertat nuk përputhej me kërkesat e tenderit, kanë raportuar mediat.

E njejta arsyje kishte dështuar edhe procedurën e parë tenderuese. Specifikimet dhe kushtet e tenderimit në dy thirrjet publike janë përgatitur nga USAID. Shuma maksimale e ofertimit ishte 1.9 milion euro.

Alpex është themeluar në tetor të vitit të kaluar nga operatori i sistemit të transmisionit në Kosovë (KOSTT) dhe në Shqipëri – OST.

ALPEX nis procedurat për gjetjen e operatorit të platformës së tregtimit

Lexo më shumë

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për themelimin e bursës për shkëmbim të energjisë elektrike, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka thënë se ALPEX duhet të prokurojë shërbime për operimin e tregjeve për shkëmbim të rrymës ‘një ditë para’ (DAM) dhe për bashkimin e tregut, pas themelimit dhe konsolidimit të tij.

Alpex, i vendosur në Tiranë, do të operojë me tregjet afat-shkurta të energjisë elektrike në Shqipëri dhe Kosovë, dhe në planifikimin e tregut ‘një ditë para’. Ndërsa zyra qendrore e ALPEX është themeluar në Tiranë, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në raportin e tyre ka raportuar edhe për hapjen e zyrës në Kosovë në muajin maj të vitit 2021.

Sipas dokumenteve, Alpex do të zbatojë modelet e Bashkimit Evropian me qëllim të zhvillimit të tregut unik evropian të energjisë elektrike.

Serbia tanimë e ka të themeluar platformën për shkëmbim të rrymës, Mali i Zi dhe Maqedonia kanë shënuar progres

Në grupin e palëve të kontraktuara të Komunitetit të Energjisë në rajon, vetëm Serbia e ka të themeluar dhe funksional platformën për shkëmbim të rrymës – SEEPEX.

Vendet tjera, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut janë ballafaquar me vështirësi në procesin e themelimit, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Themelohet Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike - ALPEX

Lexo më shumë

Por, për dallim nga Shqipëria dhe Kosova, operatori malazez i shkëmbimit të rrymës – BELEN, tani më ka bërë përzgjedhjen e furnizuesit për shërbime elektronike të shkëmbimit të rrymës.

Sikurse në Mal të Zi, tenderi për përzgjedhjen e furnizuesit për platformën elektronike në Maqedoninë e Veriut është përmbyllur më 26 korrik.

Procesi i themelimit të Alpex ka filluar në muajin mars 2020 kur Qeveria e Shqipërisë kishte lansuar tenderin për kompanitë e interesuara të bëhen aksionare.

Në fund të qershorit është bërë përzgjedhja e aksionarëve ndërsa në tetor të vitit të kaluar, KOSTT në Kosovë dhe OST në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e ALPEX.

Themelimi i ALPEX dhe bashkimi i sistemeve energjetike në Shqipëri dhe Kosovë ishte mundësuar vetëm pasi KOSTT kishte filluar operimin e pavarur nga Serbia, pas nënshkrimit të marrëveshjes së kyçjes me ENTSO-E, apo rrjetin evropian të transmetuesve të energjisë elektrike.

Mbahet Asambleja e Përgjithshme e Bursës Shqiptare të Energjisë ALPEX

Lexo më shumë