Search

Deri në 4.6 milion ballkanas potencialisht të prekur nga planet e hidrocentraleve

22 Korrik, 2021


Në një studim të publikuar rishtazi nga hulumtuesë të Institutit CALTUS Namibia është prezantuar një model i ri për të vlerësuar numrin e njerëzve potencialisht të prekur në rajonin e Ballkanit nga hidrocentrale dhe digat në operim, nën ndërtim apo edhe të planifikuara të ndërtohen.

Lajmin e ka bërë të ditur balkanrivers.net – të cilët kanë raportuar se hulumtuesit kanë përllogaritur në total, në mes të 470,00 dhe 1.2 milion enjerëzt që mund të ndikohen nga hidrocentralet aktuale në operim në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Greqinë veriore, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Slloveni, varësisht nga distanca në të cilën ata jetojnë nga shtrirjet e lumit të prekur.

Balkanrivers – Aktualisht janë planifikuar 3,400 hidrocentrale të reja në Ballkan

Tutje, autorët e studimit kanë parashikuar se nëse të gjithë nga 3,400 hidrocentralet e planifikuara dhe ato që janë nën ndërtim në këto vende hynë në operim, atëherë ky numër të do rritet për 3 deri në 10 herë.

Kjo nënkupton që deri në 11% të 42 milion banorëve të rajonit të Ballkanit mund të preken nga ndryshimet e jetesës.

Numrat u prezantuan gjithashtu për raste studimore të zgjedhura: përfundimi i hidrocentraleve Poçem dhe Kalivaç në Shqipëri mund të ndikojë deri në 24,000 njerëz, dhe deri në 1,100 njerëz mund të preken nga hidrocentrale të vegjël të planifikuar në lumin Neretvica në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ndërkaq, për Kosovën, studimi sugjeron që midis 108,000 deri në 267,000 njerëz potencialisht mund të preken nga zhvillimi i hidrocentraleve.

Teksa në dokument është theksuar se projektet e hidrocentraleve të shkallës më të vogël, mbizotërues në rajonin e Ballkanit, nuk çojnë në zhvendosje masive të njerëzve, ndikimi i tyre në popullatën lokale shpesh është jo-direkt dhe kumulativ.

Veçanërisht në zonat rurale, ku zhvillimi i hidrocentraleve të vogla mund të çojë deri në uljen e prodhimit bujqësor, presion në tokën bujqësore dhe në pyje, në degradim të tokës; dhe ndikon në hapësirat potenciale të turizimit dhe mundësi të tjera të përfitimit.

Në fund të njoftimit, balkanrivers kanë theksuar se nuk duhet harruar edhe vlera kulturore që shumë njerëz në Ballkan u japin lumenjve e që tashmë është në rrezik.

Studimin e plotë për ‘Ndikimin Shoqëror të Hidroenergjisë’ nga Instituti CALTUS Namibia, mund t’a lexoni duke klikuar këtu.

Gjykata e Lartë pezullon ndërtimin e hidrocentraleve në Valbonë

Lexo më shumë

Reagojnë “Pishtarët” për heshtjen e ministrit Aliu ndaj hidrocentraleve në Deçan

Lexo më shumë